Kanali 1  |   Kanali 2

“S’keni as biletë kthimi”/ Meri dhe Ilnisa i kthehen keq Sarës: Tendencioze, u gëzove sepse je me të dashur…

Tre banorët që do të shkojnë në televotimin e të shtunës janë Gazi, për shkak të dënimit të Vëllait të Madh, dhe Meri me Ilnisën, si pasojë e zinxhirit të shpëtimeve që u nis nga Vesa. 

E pyetur se si ndihet për nominimin, Meri ka shpërthyer ndaj Sarës duke e akuzuar atë se po e vë në lojë për shkak se nuk ka biletë kthimi. 

Ndërkaq, edhe mikesha e Merit në Shtëpi, Ilnisa, e ka konsideruar situatën e krijuar pas komenteve të Sarës tendencioze. 

Sara: Ju nuk keni as biletë kthimi… Meri: Po na tregon biletën ti moj? 

Po na tregon Sara që s’kemi biletë kthimi sepse na kanë marrë biletën e kthimit. U gëzua Sara sepse tani e kthyer dhe është edhe me të dashur…. 

 Ledioni: Meri qetësohu, të lutem qetësohu… Meri: Po s’kemi as biletë kthimi ne, çfarë do të bëjmë?! 

Ilnisa: Është një situatë shumë tendencioze nga ana e Sarës. Është sa qesharake aq edhe jo e bukur nga Sara që të na tregojë ne se nuk kemi biletë kthimi. Nuk mund ta thuash as për batutë apo humor. 

Sara: Ishte thjeshtë konstatim, por ta marrin si të duan. Nga ana tjetër, Gazi është treguar moskokëçarës për nominimin duke theksuar se është tepër i qetë.
Older Posts No results found
Newer Posts

Post a Comment


Ads Single Post 4