Kanali 1  |   Kanali 2

Prisni Big Brother Vip Albania, zbulohet koncepti dhe prezantuesi i spektaklit




 Edhe pse Arbana Osmani nis në shkurt programin e saj të ri "Dua të bëj të lumtur", ka ende fansa të Big Brother që pyesin kur do të nisë programi i tyre i preferuar

Heshtja duket se ka dhënë përgjigjen, Big Brother Albania nuk do të ketë këtë sezon. Nuk do të ketë Big Brother 10, por do të ketë Big Brother Vip 1.
Ledion Liço ka publikuar në Instagramin e tij një video promocionale për spektaklin më të ri televiziv që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, sipas modeleve të huaja. Shtëpia ku ngujohen për muaj me radhë konkurrentët, tani do të banohet nga personazhe të njohur, të cilët do pushojnë së jetuari si VIP, edhe pse ky koncept është paksa i tepruar për realitetin shqiptar, por do të bëhen edhe më të njohur.
Ndërkaq, fakti që këtë spot e ka publikuar vetëm Ledioni, tregon që prezantues do të jetë pikërisht ai. Sigurisht në ekranin e Top Channel.

Moderatori pyet në jeni gati, edhe pse kot... Nëse shqiptarët kanë ndjekur me interes jetët e të panjohurve, me siguri që do të lënë gjithçka për të parë si hanë, si pinë, si flasin, personazhet e njohur. 
A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on
Older Posts
Newer Posts

Post a Comment


Ads Single Post 4