Kanali 1  |   Kanali 2

Luiz Ejlli shpallet fitues i Big Brother VIP 2

Nuk ka asnjë surprizë. Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania 2”, duke fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. Ishte Kristi ai i cili u përball “kokë më kokë” me Luizin, por mori vendin e dytë, dhe ashtu siç pritej u shpall fitues këngëtari nga Shkodra. 


Luizi shkoi në finale bashkë me Efin, Dea Mishel dhe Kristin. Dea Mishel ishte finalistja e parë e eliminuar, e pasuar nga Efi. Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri. Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar. 


Ashtu siç e kishte paralajmëruar që prej fillimit të këtij edicioni të Big Brother Vip, Luizi Ejlli më në fund bëri realitet “ëndrrën” e tij duke fikur edhe dritat e shtëpisë dhe duke i dhënë fund edhe këtij edicioni të Big brother Vip Albania.
Older Posts
Newer Posts

Post a Comment


Ads Single Post 4